top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAZAKISTAN: 21 TË VDEKUR NGA SHPËRTHIMI NË MINIERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28, 2023
  • 1 min read

Kostenko, Kazakistan | Të paktën 21 veta kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në Kazakistan, në Kostenko.


Aksidenti ndodhi në një minierë të gjigantit global të çelikut ArcelormMittal.


Punonin 252 persona: 208 u shpëtuan, 18 u plagosën me lëndime të ndryshme.


Numri i viktimave mund të rritet, pasi 23 minatorë janë të zhdukur.


Presidenti Kassym Jomart Tokayev, përveç ngushëllimeve për familjet e viktimave, i kërkoi qeverisë të pezullojë bashkëpunimin me ArcelormMittal.


Ky është aksidenti i dytë me vdekje në një kantier ndërtimi të grupit ArcelormMittal.


Në mesin e muajit gusht, përsëri për shkak të një zjarri në të njëjtin rajon, pesë minatorë vdiqën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page