top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATEDRALJA E KANTËRBERIT U KËTHYE NË “DISKO TË HESHTUR” | PROTESTUAN ASHPËR BESIMTARËT E KRISHTERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11, 2024
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Duke kërcyer në ritmin e muzikës së viteve nëntëdhjetë, nën notat e hiteve më të famshme të Uitni Hjustonit (Whitney Houston), Spais Gëlls (Spice Girls), Bekstritbois (Backstreet Boys) dhe Eminen, në nefet e katedrales më të rëndësishme të krishterë në Angli.

Ndodhi në Londër, ku të enjten dhe të premten Katedralja e Kantërberit (Canterbury) priti dy mbrëmje të “diskos së heshtur” - një disko ku kërcehet duke dëgjuar muzikë përmes kufjeve - duke bërë qindra njerëz të kërcejnë në zemër të kishës anglikane.

Një sukses i qartë, për një iniciativë, e cila, megjithatë nuk u pëlqye nga të gjithë, me protesta jashtë godinës historike, ndërsa një peticion kundër ngjarjes mblodhi - pa sukses - më shumë se 1700 firma.

Ngjarja e Kantërberit (Canterbury) u shit brenda një ore nga dalja në shitje e biletave.

Të zhytur në dritat me ngjyra, duke shtrënguar shkopinj me shkëlqim, dhe duke mbajtur kufje, duke luajtur këngë të viteve 1990, qindra kërcyen të dyja mbrëmjet - madje edhe duke konsumuar alkool - në kishën e themeluar në vitin 597 pas Krishtit, dhe selinë e Kryepeshkopit të Kantërberit (Canterbury), autoriteti më i lartë i komunitetit në botën anglikane.

Katedralja foli për një “atmosferë fantastike”, dhe një zëdhënës i tha entit mediatik CNN se “përgjigja dërrmuese ishte pozitive, me shumë njerëz që thanë se ishin të lumtur që katedralja priti këtë lloj ngjarjeje.”

Në prag të ngjarjeve, dekani i Kantërberrit (Canterbury), i nderuari Deivid Manteith (David Monteith), kishte nënvizuar se nuk ishte një “rrep në kaos”, një zhurmë në kaos, por një ngjarje “e përshtatshme dhe respektuese e katedrales”.

Fjalë që nuk i bindën disa besimtarë të krishterë, të cilët, protestuan të enjten para katedrales, duke kërkuar anulimin e ngjarjeve.

Një peticion i nisur në internet i bëri thirrje Kryepeshkopit Xhastin Uelbi (Justin Welby) të mos përdhoste vendin e shenjtë, duke e këthyer në një klub nate.

Z. Kajetan Skouronski (Cajetan Skowronski), krijuesi i peticionit, deklaroi i cituar nga enti mediatik BBC se iniciativa si këto nuk do t'i afrojnë të rinjtë me Krishtin.

Dekani Manteith (Monteith) ka një ide krejtësisht të ndryshme, sipas së cilës, “katedralet kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës së komunitetit në një mënyrë shumë më të gjerë se objektivi i tyre kryesor si qendra adhurimi dhe misioni të krishterë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page