KATAR | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT KREU SULM USHTARAK MBI DOHA ME QËLLIM VRASJEN E FIGURAVE DREJTUESE TË HAMASIT; 3 FIGURA TË VRARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9
- 2 min read

Doha, Katar | Televizioni saudit “al Arabiya” raporton se udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya (kryenegociatori dhe ish-zëvendës i Jahja Sinuarit (Yahya Sinwar)) u vra në një sulm në Doha.
Sipas burimeve palestineze, në ndërtesën e shënjestruar ishin të pranishëm edhe udhëheqës të tjerë si:
1- Z. Khaled Meshaal.
2- Z. Muhammad Daruish (Darwish).
3- Z. Razi Hamad dhe Izzat al-Rishq.
Burime i thanë televizionit “al-Hadath” të Arabisë Saudite se udhëheqësit e Hamasit, Zaher Jabarin, Khaled Mashaal dhe Nizar Awdallah u vranë gjithashtu në sulmin izraelit në Doha.
Një burim i Hamasit i tha entit mediatik “Al Jazeera” se udhëheqësit e grupit u shënjestruan në Doha ndërsa diskutonin propozimin e Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) për një armëpushim në Gazë.
“Veprimi i sotëm kundër udhëheqësve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion plotësisht i pavarur nga Izraeli.
Izraeli e nisi atë, Izraeli e udhëhoqi dhe Izraeli merr përgjegjësi të plotë”, shkroi në një deklaratë zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Sipas burimeve të entit mediatik “Channel 12” Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit në Katar.
Katari e quajti sulmin izraelit ndaj selisë së Hamasit në Doha si sulm frikacak.
“Është një shkelje flagrante e të gjithë ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e qeverisë të transmetuar nga enti mediatik “Al Jazeera TV”.
Sipas burimit, qeveria e Katarit ka hapur një hetim të menaxhuar nga nivelet më të larta të institucioneve të vendit.
Një zyrtar i lartë izraelit konfirmoi për entin mediatik “Channel 12” se një operacion vrasjeje i synuar u krye kundër figurave të larta të Hamasit në tokën e Katarit, në kryeqytetin Doha.
Një shpërthim ndodhi në selinë e organizatës terroriste Hamas.
“IDF-ja dhe Shin Bet-i thanë menjëherë pas shpërthimeve në Doha se forcat ajrore kishin në shënjestër drejtuesit e lartë të organizatës terroriste Hamas”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments