top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLAS) MADURO: 4.5 MILIONË MILITANTË PËR T'IU KUNDËRVËNË KËRCËNIMEVE TË SHBA-ës; RAKETA PËR FORCËN FSHATARE KUNDËR IMPERIALISTËVE AMERIKANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 19
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Venezuelës, Nikolas (Nicolas) Maduro, ka njoftuar vendosjen e 4.5 milionë militantëve në vendin e Amerikës së Jugut, në përgjigje të kërcënimeve të ShBA-ës që rrjedhin nga vendosja e forcave ushtarake amerikane në Karaibe.


Këtë javë do të aktivizoj një plan të posaçëm me mbi 4.5 milionë militantë për të siguruar mbulimin e të gjithë territorit kombëtar.


Milici e përgatitur, e aktivizuar dhe e armatosur”, deklaroi diktatori Maduro në televizionin shtetëror pasi Shtetet e Bashkuara dyfishuan shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë.


Milicia venezueliane e themeluar nga ish-Diktatori Hugo Çavez (Chavez), të cilin, diktatori Maduro e pasoi, sipas burimeve zyrtare, përbëhet nga rreth 5 milionë njerëz, përfshirë civilë dhe rezervistë, dhe është nën komandën e ushtrisë.


Duke iu referuar përsëritjes së të konsideruarave prej tij si kërcënime të ndyra dhe ekstravagante por edhe fantastike dhe të çuditshme nga Uashingtoni, ai njoftoi gjithashtu armë dhe raketa për forcën fshatare për të mbrojtur territorin, sovranitetin dhe paqen e Venezuelës; raketa dhe armë për klasën punëtore për të mbrojtur atdheun tonë.


Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, konfirmoi javën e kaluar vendosjen e forcave detare dhe ajrore të ShBA-ës në Karaibe për një operacion kundër drogës, pak pasi administrata amerikane dyfishoi shpërblimin për Diktatorin Maduro duke e çuar në 5 milionë $, i cili u akuzua si anëtar i karteli droge.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page