top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST MADURO POHOI ALEANCËN ME UNGJILLORËT: “NE JEMI POPULLI I DAVIDIT; KAM FITUAR DHE DO TA FITOJ GOLIATHIN ME BEKIMIN E ZOTIT DHE TË POPULLIT SEPSE UNË JAM POPULLI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 25, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 13

ree

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro) pohoi aleancën e tij të ngushtë me lëvizjet ungjillore gjatë një kremtimi lutjeje që zgjati disa orë në pallatin presidencial në Miraflores dhe u transmetua në televizionin shtetëror, Venezolana de Televisión.

 

Diktatori Maduro, me gruan e tij në krah, “luftëtaren e parë” Silia (Cilia Flores), mblodhi së bashku zyrtarët më të lartë të qeverisë së tij dhe partisë së tij, PSUV, për të festuar takimin e krishterë për lutjen e falënderimit dhe për paqen e Venezuelës.

 

Ky është titulli i festës, me burra dhe gra ungjillore fetare nga pjesë të ndryshme të Venezuelës.

 

2024 ishte viti i fitores për popullin e Zotit të Venezuelës, i drejtësisë, barazisë dhe dashurisë”, tha diktatori Maduro, pasi u deklarua njeri i lutjes.

 

Ne jemi populli i Davidit. Kam fituar dhe do ta fitoj Goliathin me bekimin e Zotit dhe të popullit, sepse unë jam populli”, shtoi ai, duke shprehur admirimin e tij për kishat ungjillore, të cilat i dhanë një “projekt formimi në parimet e krishtera”, i drejtuar në qendrat arsimore, shëndetësore dhe penitenciare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page