KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): NESËR DO TË NISIM NDIHMAT PËR GAZËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) tha se dy aeroplanë gjermanë do të kryejnë misione ndihme nga Jordania në Gaza që nesër, duke e quajtur ndihmën një sinjal të vogël, por të rëndësishëm.
Kështu raporton enti mediatik “The Guardian”.
“Kjo punë mund të japë vetëm një kontribut të vogël në ndihmën humanitare, por dërgon një sinjal të rëndësishëm: ne jemi këtu, ne jemi në rajon”, tha Kancelari Merc (Merz), në një konferencë për shtyp në Berlin, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë.
Ndërkohë, sipas burimeve diplomatike franceze, Parisi do të vazhdojë gjithashtu me nisjen e ndihmës humanitare në Gaza në ditët në vijim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments