top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): JAM KUNDËR FLAMURIT YLBER NË PARLAMENTIN GJERMAN; PARLAMENTI GJERMAN NUK ËSHTË CIRK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Bundestagu nuk është tendë cirku”, tha kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me vendimin e presidentes së Parlamentit gjerman Julia Klokner (Kloeckner) për të mos ngritur flamurin e ylberit gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin.


Për kancelarin Merc (Merz) vendimi i saj është i drejtë.


Në një parapamje të agjencisë së lajmeve “DPA”, të intervistës me Kancelarin në programin Maischberger, në kanalin e parë gjerman, e cila, do të transmetohet sonte, në orën 22:50, Kancelari Merc (Merz) përsëriti:

1-Po flasim për Parlamentin Gjerman. Dhe në Parlamentin Gjerman, nuk janë vetëm flamuj të rastësishëm që ngrihen çdo ditë, por edhe flamuri kombëtar gjerman dhe flamuri evropian”.


Në vitet e kaluara, gjatë Paradës së Krenarisë, flamuri i ylberit ngrihej së bashku me flamujt zyrtarë gjermanë dhe të Bashkimit Evropian, një zakon që Presidentja Klokner (Kloeckner) deshi ta thyente këtë vit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page