PARTIA KOMUNISTE E KUBËS: 32 MERCENARË KUBANEZË U VRANË GJATË SULMIT AMERIKAN NË VENEZUELË KU U KAP ROB DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS MADURO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Havanë, Kubë | “Rreth 32 kubanë u vranë gjatë operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë që çoi në kapjen e Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro”.
Kështu tha sot Havana.
“Për shkak të sulmit kriminal të kryer nga qeveria e Shteteve të Bashkuara kundër Republikës Bolivariane të Venezuelës, 32 kubanë humbën jetën gjatë luftimeve”, shpjegoi qeveria e Havanës në një deklaratë të transmetuar në televizionin kombëtar kuban.
Ushtarët e vrarë, të gjithë anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare ose të Ministrisë së Brendshme Kubane, po kryenin misione në Venezuelë me kërkesë të organeve homologe në atë vend, një aleat i ngushtë i ishullit komunist, deklaroi qeveria e Havanës, duke shpallur dy ditë zie kombëtare.
“Këta ushtarë e përmbushën detyrën e tyre me dinjitet dhe heroizëm dhe ranë pas një rezistence të ashpër, qoftë në luftime të drejtpërdrejta kundër agresorëve ose si rezultat i bombardimeve”, u tha në deklaratë.
“Nder dhe lavdi luftëtarëve të guximshëm kubanë që ranë përballë terroristëve me uniformë perandorake”, shkroi Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Díaz-Canel) në rrjetin social virtual Iks (X).
Pak më parë, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) Donald Trump kishte pohuar se një numër i madh anëtarësh të forcave të sigurisë kubaneze të Nikolas (Nicolas) Maduro ishin vrarë gjatë operacionit.
“Shumë kubanë u vranë dje”, tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.
Presidenti amerikan shtoi se kishte pasur fatkeqësisht shumë vdekje nga ana tjetër.
Nga ana e tij, Karakasi deri më tani nuk ka dhënë shifra zyrtare mbi vdekjet dhe lëndimet në operacion.
Kuba dhe Venezuela kanë mbajtur marrëdhënie të ngushta që nga fundi i viteve 1990 dhe ardhja në pushtet e ish-dikttaorit Hugo Çavez (Chávez) - 1999-2013.
Në vitin 2002, një grusht shteti i tentuar kundër udhëheqësit venezuelian përshpejtoi përfshirjen e Kubës në punët ushtarake të vendit me qëllim konsolidimin e pushtetit të saj.
Venezuela është furnizuesi kryesor i naftës i Kubës, në këmbim, ndër të tjera, të sigurimit të personelit mjekësor.
Presidenti Tramp (Trump), ka deklaruar gjithashtu se Kuba është gati të shembet.
Ishulli është zhytur në një krizë të thellë ekonomike për pesë vjet, e karakterizuar nga një deficit i rëndë i valutës së huaj, mungesa e karburantit dhe ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike, që vijnë si rezultat i efekteve të kombinuara të shtrëngimit të sanksioneve të ShBA-ës, dobësive strukturore të ekonomisë së saj të planifikuar në mënyrë qendrore dhe rënies së turizmit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments