top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) FTOI PRESIDENTIN SIRIAN AHMED AL-SHARAA NË GJERMANI PËR TË DISKUTUAR DËBIMIN E QYTETARËVE SIRIANË ME PRECEDENTË PENALË NË GJERMANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari Fridrish Merc (Friedrich Merz) ka ftuar presidentin sirian Ahmed al-Sharaa në Gjermani për të diskutuar dëbimin e qytetarëve sirianë me precedentë penalë në Gjermani”.


Kështu deklaroi Kancelari Merc (Merz).


Sigurisht, ne do të vazhdojmë të deportojmë kriminelët në Siri. Ky është plani. Tani do ta zbatojmë këtë në një mënyrë shumë konkrete”, u tha Kancelari Merc (Merz) gazetarëve.


Gjermania gjithashtu dëshiron të ndihmojë në stabilizimin e vendit - tha ai - duke shtuar se synon të diskutojë me Presidentin Sharaa se si mund ta zgjidhim këtë së bashku”.


Paraardhësja në detyrë e Kancelarit Merc (Merz), Angela Merkel, mbikëqyri një politikë historike të dyerve të hapura ndaj refugjatëve 10 vjet më parë, duke mirëpritur rreth 1 milion emigrantë në Gjermani, shumë prej të cilëve sirianë që iknin nga lufta civile.


Që atëherë, mbështetja për të djathtën ekstreme është rritur dhe partia konservatore CDU nën drejtimin e Kancelarit Merc (Merz) ka ndjekur një qëndrim shumë më të ashpër ndaj sigurisë kufitare dhe migracionit, duke u zotuar të përshpejtojë dëbimet.


Do ta them përsëri; lufta civile në Siri ka mbaruar. Tani nuk ka më asnjë arsye për azil në Gjermani”, tha Kancelari Merc (Merz).


Që kur mori pushtetin nga ish-Presidenti Bashar al-Assad në muajin dhjetor të vitit 2024, Presidenti Sharaa ka bërë një sërë udhëtimesh të huaja, ndërsa qeveria e tij kalimtare kërkon të rivendosë lidhjet e Sirisë me fuqitë botërore që e kishin shmangur Damaskun gjatë sundimit të diktatorit Assad.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page