KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): RENDI I PAS L2B-së NUK EKZISTON MË; ZV/PRESIDENTI AMERIKAN VENS (VANCE) KA TË DREJTË KUR THOTË SE KA HENDEK MES BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Kam filluar diskutimet me Macronin mbi parandalimin bërthamor.
Kam pasur diskutime fillestare me Presidentin Emanuel Makron mbi parandalimin bërthamor evropian”.
Kështu tha Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në hapje të konferencës.
“Ne i përmbahemi në mënyrë strikte detyrimeve tona ligjore. Kjo do të integrohet plotësisht në ndarjen tonë bërthamore brenda NATO-s dhe nuk do të ketë ndryshim në nivelet e sigurisë në Evropë”, tha ai.
“Le të filloj me të vërtetën e pakëndshme; një hendek është hapur midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Zëvendëspresidenti J.D. Vens (Vance) e tha këtë shumë hapur një vit më parë këtu në Mynih.
Ai kishte të drejtë. Lufta kulturore e lëvizjes MAGA nuk është e jona”, tha Kancelari Merc (Merz) në Mynih.
“Liria e fjalës mbaron kur shkon kundër dinjitetit njerëzor dhe Kushtetutës. Ne nuk besojmë në tarifa dhe proteksionizëm, por në tregtinë e lirë.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj marrëveshjeve për klimën dhe OBSh-së sepse jemi të bindur se vetëm së bashku mund t'i zgjidhim sfidat globale.
Le të riparojmë dhe ringjallim së bashku besimin transatlantik. Evropa po bën pjesën e saj.
Për tre breza, besimi midis aleatëve, partnerëve dhe miqve e ka bërë NATO-n aleancën më të fortë të të gjitha kohërave.
Evropa e di sa e çmuar është kjo.
Në epokën e rivalitetit midis fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar vetëm.
Të dashur miq, të qenit pjesë e NATO-s nuk ka të bëjë vetëm me avantazhin konkurrues të Evropës.
Ka të bëjë edhe me avantazhin konkurrues të Shteteve të Bashkuara.
Autokracitë mund të kenë ndjekës; demokracitë kanë partnerë dhe aleatë.
Për disa vite tani, atmosfera në këtë sallë është karakterizuar nga tensionet dhe konfliktet në rritje në botë”, tha Kancelari Merc (Merz).
Ai përmendi gjithashtu moton e konferencës: “Nën shkatërrim”, duke iu referuar rendit global të sigurisë së pasluftës.
“Kam frikë se duhet ta themi edhe më qartë se ky rend, sado i papërsosur që ishte edhe në momentet e tij më të mira, nuk ekziston më.
Produkti i brendshëm bruto i Rusisë është rreth dy trilionë euro. Ai i Bashkimit Evropian është pothuajse dhjetë herë më i madh.
Megjithatë, Evropa nuk është dhjetë herë më e fortë se Rusia e sotme.
Potenciali ynë ushtarak, politik, ekonomik dhe teknologjik është i jashtëzakonshëm.
Por për një kohë të gjatë, ne nuk e kemi shfrytëzuar atë në masën e plotë të nevojshme.
Politika e fuqive të mëdha në Evropë nuk është një opsion për Gjermaninë. Lidershipi i bazuar në partneritet, po. Fantazitë hegjemonike, jo. Ne gjermanët nuk do të veprojmë më kurrë vetëm.
Politika e fuqive të mëdha në Evropë nuk është një opsion për Gjermaninë.
Udhëheqja e bazuar në partneritet është një opsion, por fantazitë hegjemonike nuk janë.
Ne gjermanët nuk do të veprojmë më kurrë vetëm. Ky është mësimi i qëndrueshëm që kemi nxjerrë nga historia jonë. Ne e mbrojmë lirinë tonë së bashku me fqinjët, aleatët dhe partnerët tanë”, tha Kancelari Merc (Merz) në Mynih.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments