top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAMERUN | PAPA LEO XIV-të U DËRGOI MESAZH TË RINJVE TË KAMERUNIT; U KËRKOI TË REFUZOJNË ABUZIMIN DHE DHUNËN POR EDHE FITIMIN E LEHTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Dualla (Douala), Kamerun | Në homelinë e tij në Meshën në Daulla (Douala), Papa Leo XIV-të u dërgoi një mesazh të rinjve të Kamerunit.


Shumëzojini talentet tuaja me besimin, këmbënguljen dhe miqësinë që ju frymëzojnë.


Qofshi të parët që do të jeni fytyrat dhe duart që u sjellin të tjerëve bukën e jetës; ushqim urtësie dhe shpengimi nga gjithçka që nuk na ushqen, por përkundrazi na ngatërron dëshirat e mira dhe na grabit dinjitetin tonë.


Edhe në vendin tuaj të frytshëm, Kamerunin, shumë veta përjetojnë varfëri, si materiale ashtu edhe shpirtërore.


Mos u dorëzoni para mosbesimit dhe dekurajimit; hidhni poshtë çdo formë abuzimi dhe dhune, të cilat, mashtrojnë duke premtuar fitim të lehtë, por e ngurtësojnë zemrën dhe e bëjnë atë të pandjeshme.


Mos harroni se populli juaj është edhe më i pasur se kjo tokë, sepse thesari i saj janë vlerat e saj: besimi, familja, mikpritja, puna.


Jini, pra, protagonistë të së ardhmes, duke ndjekur thirrjen që Zoti i jep secilit prej jush, pa lejuar veten të shiteni nga tundimet që harxhojnë energjitë tuaja dhe nuk i shërbejnë përparimit të shoqërisë.


Bëhuni lajmi i mirë për vendin tuaj, siç është, për shembull, i Lumi Floribert Buana Çui (Bwana Chui) për popullin kongolez”.


Kështu tha Leo XIV-të.


Floribert ishte një i ri nga komuniteti Sant'Egidio në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.


Besnik ndaj Ungjillit dhe në shërbim të më të varfërve, veçanërisht fëmijëve të rrugës, ai punoi si nëpunës doganor në Goma, në kufirin me Ruandën.


Ishte atje që nëpunësi i ri u rezistoi atyre që u përpoqën ta korruptonin për të kontrabanduar ushqim të prishur.


Më 7 korrik 2007, ai u rrëmbye nga sulmues të panjohur të cilët e vranë natën midis 8 dhe 9 korrikut.


Ai ishte 26 vjeç.


Martirizimi i tij në urrejtje ndaj besimit u njoh nga Kisha, e cila, e lumturoi atë në Romë më 15 qershor të vitit 2025.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page