KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: MADHËSHTIA E NJË VENDI NUK MATET NGA PASURIA E TIJ; NA DUHEN NDËRGJEGJE TË DREJTA TË EDUKUARA NË TË VËRTETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Jaunde (Yaoundé), Kamerun | “Madhështia e një kombi nuk mund të gjykohet vetëm nga bollëku i burimeve të tij natyrore, as edhe nga pasuria materiale e institucioneve të tij”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë një fjalimi në Universitetin Katolik të Jaundesë (Yaoundé) - duke nënvizuar se asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë nëse nuk është e themeluar mbi ndërgjegje të drejta, të edukuara në të vërtetën.
“Ndërgjegjja njerëzore është themeli mbi të cilin duhen hedhur themelet e drejta dhe të qëndrueshme për çdo shoqëri.
Prandaj është e nevojshme të "formohen ndërgjegje të lira dhe të shenjtërisht të paqeta.
Kur ndërgjegjja është e drejtë, ajo bëhet burim veprimi koherent, i orientuar drejt mirësisë, drejtësisë dhe paqes”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments