KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: AFRIKA DUHET TË ÇLIROHET NGA MURTAJA E KORRUPSIONIT; BOTA UNIVERSITARE DUHET TË TRANSMETOJË VLERA QË LIDHEN ME DREJTËSINË DHE ME NDERSHMËRINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Jaunde (Yaoundé), Kamerun | Papa Leo XIV-të nxiti botën universitare të transmetojë vlera të tilla si drejtësia dhe paanësia, integriteti, ndjenja e shërbimit dhe përgjegjësia.
Afrika dhe bota kanë nevojë për njerëz që janë të përkushtuar për të vënë aftësitë e tyre në shërbim të së mirës së përbashkët.
“Mos e tradhtoni këtë ideal fisnik”, tha Papa Leo XIV-të duke folur para profesorëve të Universitetit Katolik, ku vuri në dukje se Afrika ka nevojë të çlirohet nga plaga e korrupsionit.
“Duke dëshmuar të vërtetën, veçanërisht përballë iluzioneve të ideologjisë dhe modës, ju krijoni një mjedis në të cilin përsosmëria akademike kombinohet natyrshëm me drejtësinë njerëzore”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments