KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: PAQJA NUK ËSHTË PARRULLË; AJO NUK DUHET TË BAZOHET NË KËRCËNIME DHE ARMË; SHTETARËT DUHET TË KENË MENDJE TË KTHJELLËT DHE NDËRGJEGJE TË PASTËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 15
- 1 min read

Jaunde (Yaoundé), Kamerun | Në fjalimin e tij të parë në Kamerun, Papa Leo XIV-të kujtoi nevojën për të hedhur poshtë logjikën e dhunës dhe të luftës, për të përqafuar një paqe të themeluar mbi dashurinë dhe drejtësinë.
“Një paqe e paarmatosur, domethënë jo e bazuar në frikë, kërcënime apo armatime dhe çarmatosëse, sepse është e aftë të zgjidhë konfliktet, të hapë zemrat dhe të gjenerojë besim, empati dhe shpresë.
Paqja nuk mund të reduktohet në një slogan; ajo duhet të mishërohet në një stil personal dhe institucional që hedh poshtë të gjitha format e dhunës.
Të shërbesh vendit tënd do të thotë t'i përkushtohesh me mendje të kthjellët dhe ndërgjegje të drejtë të mirës së përbashkët të të gjithë njerëzve; shumicës, pakicave dhe harmonisë së tyre të ndërsjellë”, tha Papa Leo XIV-të në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve - duke kujtuar se disa zona të Kamerunit po përjetojnë tensione dhe dhunë që kanë shkaktuar vuajtje të thella; jetë të humbura, familje të zhvendosura, fëmijë të privuar nga shkolla, të rinj pa të ardhme.
“Pas statistikave janë fytyra, histori dhe shpresa të plagosura”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments