KAMEHAMEHA I: MBRETI I HAUAIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16, 2023
- 2 min read

Hauai, Amerikë | Pavarësisht fjalëve të të urtëve, njerëzit kanë spekuluar për vendin e varrosjes së mbretit të parë të Hauait, që kur ai vdiq në 1819. Shumica mund të pajtohen se togerët e tij të besuar Ho'olulu dhe Hoapili morën eshtrat e tij dhe i lanë në një shpellë varrimi të shenjtë, vendndodhjen e së cilës, e mbajtën të fshehtë. Sipas historianit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, David Malo, të dy ishin adhurues të rreptë të konceptit të lashtë “kahu” të Hauait, ose përgjegjësisë për të ruajtur idhujt ose gjërat e shenjta. “Për shkak të besnikërisë së kahut, vendi i fshehjes së eshtrave të Kamehameha-s së madhe, është edhe sot e kësaj dite një sekret i thellë”, shkroi z. Malo në 1839. Disa Hauaianë besojnë se Kamehameha është varrosur në pallatin mbretëror të Moku'ula, në Maui, rezidenca e mbretit Kamehameha III, nga 1837 deri në 1845, dhe vendi i një varri mbretëror. Sipas legjendës, Kamehameha I mund të shtrihet nën Moku'ula, në shpellën e një gjysmë dragoi, gjysmë gruaje të quajtur Kihawahine. Të tjerë mendojnë se eshtrat e tij janë në një shpellë në Luginën Iao të Maui-t, ku janë varrosur shumë krerë të mëdhenj Hauaianë. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, mbreti i fundit Hauait, David Kalakaua, i cili ishte i apasionuar pas historisë dhe kulturës Havajane - ai është i njohur për rigjallërimin e hulës - u interesua për të gjetur eshtrat e Kamehameha-s. Thuhet se ai ka urdhëruar që të hiqen dy grupe eshtrash nga një shpellë varrimi në ishullin Hauai, dhe të varrosen në Mauzoleumin Mbretëror në Oahu, duke besuar se njëra prej tyre ka qenë e Kamehameha-s. Por informacioni rreth atyre mbetjeve është i skicuar, dhe fuqia e “kahu” ndoshta do të sigurojë që kockat e Kamehameha-s të mos shqetësohen kurrë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments