top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KALIERI: U ARRESTUA SANDRO MALLUS | DYSHOHET SE FSHEHU NËNËN E TIJ TË VDEKUR NË FRIGORIFER PËR 2 VJET PËR T’I MARRË PENSIONIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28, 2024
  • 2 min read
ree

Kalieri, Itali | Ai e fshehu nënën e tij të vdekur në frigorifer për vite me radhë për të futur në xhep pensionin.

 

Në Sarrok (Sarroch), një burrë 54-vjeçar, i quajtur Sandro Mallus, u denoncua për fshehje të trupit dhe mashtrim të rëndë ndaj shtetit.

 

Policia italiane kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti trupin e nënës së tij 78-vjeçare, Rosanna Pilloni, brenda një ngrirësi, i cili ndodhet në katin përdhesë të shtëpisë.

 

Trupi, sipas hetimeve fillestare, kishte qenë aty për rreth dy vjet, ndoshta që nga periudha e Covid-it.

 

Gruaja duket se ka vdekur për shkaqe natyrale, më pas djali i saj ka fshehur trupin për të vazhduar marrjen e pensionit.

 

Trupi i pajetë është sekuestruar dhe në orët në vijim do t'i besohet mjekësisë ligjore kryerja e autopsisë, e cila do të duhet të verifikojë nëse gruaja ka vdekur vërtet për shkaqe natyrale dhe kur ka ndodhur saktësisht vdekja.

 

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të rindërtuar në detaje ngjarjen.

 

Karabinierët e stacionit Sarok (Sarroch) dhe komanda provinciale e Kalierit (Cagliarit) po përpiqen të rindërtojnë muajt e fundit të jetës së plakës.

 

Nga sa kuptohet ajo ka pasur probleme shëndetësore, ndaj ushtarakët do të kontaktojnë mjekun e familjes dhe farmacistin për të kuptuar se kur është vizituar për herë të fundit.

 

Djali, një person tashmë i njohur për policinë, tashmë është intervistuar nga hetuesit, por nuk ka mundur të thotë saktësisht se kur i ka vdekur nëna e tij.

 

E vetmja e dhënë që ka dalë deri më tani është se vdekja ndodhi gjatë periudhës së Covid-it.

 

Nënë e bir jetonin së bashku në një situatë shqetësimi dhe vështirësie, sipas asaj që thoshin njerëzit që i njihnin.

 

Gruaja ishte ndarë nga i shoqi pak kohë më parë dhe pjesa tjetër e familjes nuk kishte më marrëdhënie me të.

 

Çifti pati edhe një fëmijë të dytë, i cili jeton jashtë vendit.

 

Policia po punon edhe për të kuptuar pse askush nuk është shqetësuar për zhdukjen e 78-vjeçarit muajt e fundit.

 

Dje informacioni mbërriti në komisariatin e Sarrokit (Sarroch): nga kontrolli i shtëpisë dhe gjetja e trupit në frigorifer.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page