top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KADASTRA E VLORËS | PATATJA E NXEHTË TË CILËN NUK DO TA MBAJË ASKUSH NË DUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

ree

Vlorë, Shqipëri | Kadastra e Vlorës njihet si një nga entet e shtetit shqiptar që ka problematika tejet të theksuara në funksionimin e saj. Ajo ka qenë një patate e nxehtë për këdo që merrte përsipër ta drejtonte, sidomos 5-vjecarin e fundit. Z. Erdet Mandi, ishte i fundmi i 12 drejtuesve, që qëndroi në detyrë për 5 muaj, dhe u kallëzua për shpërdorim detyre, fakt ky që e shtyu me të drejtë Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së që ta shkarkonte nga detyra. Ai u shkarkua, por, shumica e parardhësve të tij kanë dhënë dorëheqjen. Sipas ekspertëve, presionet ndaj drejtuesve të agjencisë vendore të kadastrës në Vlorë nuk vijnë nga qytetarët e zakonshëm, por, nga mafia vendore e tokave, nga segmentet e krimit të organizuar, nga qeveritarët e politikanët e korruptuar, dhe nga grupe të dyshimta intersi, të cilat, duan të përfitojnë pasurira të patundëshme në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page