KA ZËRA SE POLONIA DO TË NDALOJË FLUTURIMIN E AEROPLANIT TË KRYEMINISTRIT SLLOVAK ROBERT FIKO (FICO) MBI TERRITORIN E SAJ GJATË RRUGËS PËR NË MOSKË PËR PARADËN E 9 MAJIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Varshavë, Poloni | “Polonia do të ndalojë fluturimin e aeroplanit të Kryeministrit sllovak Robert Fiko (Fico) mbi territorin e saj gjatë rrugës për në Moskë për paradën e 9 majit”.
Kështu thanë burime në qarqet diplomatike polake për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti”.
“Kërkesa për leje fluturimi për aeroplanin e Kryeministrit sllovak po vlerësohet zyrtarisht dhe do të vazhdojë të jetë kështu për njëfarë kohe, por askush nuk ka ndërmend ta japë atë. Kjo është 100% e sigurt”.
Kështu deklaroi burimi i agjencisë së lajmeve në fjalë.
Më 15 mars, Kryeministri Fiko (Fico) njoftoi gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në kryeqytetin rus.
Ambasadori rus në Sllovaki, Sergei Andreiev (Sergey Andreyev), i tha gjithashtu agjencisë ruse të lajmeve “Ria Novosti” në muajin mars se Rusia kishte konfirmuar gatishmërinë e saj për të pritur Kryeministrin sllovak më 9 maj për pjesëmarrjen e tij në festimet e Ditës së Fitores.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments