top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JERUZALEM | NË NJË SULM TË ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS U VRA NJË SUBJEKT DHE U PLAGOSËN TRE; IZRAELI SULMOI KAMPIN E REFUGJATËVE NË LIBAN DUKE VRARË 13 SUBJEKTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 19, 2025
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në Liban ka vrarë 13 veta.

 

Një sulm në Gush Etzion, në jug të Jerusalemit, la një të vdekur dhe tre të plagosur.

 

Organizata terroriste Hamas e justifikoi sulmin duke thënë:

1-Është përgjigja natyrale ndaj tërbimit të ushtrisë dhe kolonëve izraelitë”.

 

Kjo shënon fillimin e fazës së dytë të planit ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme.


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar rezolutën e ShBA-ës bazuar në planin e paqes të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për Gazën.


Teksti, i ndryshuar disa herë gjatë negociatave, u miratua me 13 vota pro, me Kinën dhe Rusinë që abstenuan.


Ai autorizon një forcë ndërkombëtare stabilizimi për Rripin, e cila, do të duhet gjithashtu të çarmatosë Hamasin.


Vetë fundamentalistët e hodhën poshtë masën, duke përsëritur rrezikshmërinë e saj dhe një përpjekje për t'ia nënshtruar Rripin e Gazës autoritetit ndërkombëtar.


Disa oficerë policie izraelite u plagosën në përleshjet me kolonët hebrenj gjatë evakuimit të postit të paligjshëm të Tzur Misgavi në Bregun Perëndimor.


Rreth 100 anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit, të bllokuar në një tunel në Rafah, e bënë të qartë se nuk ishin të gatshëm të dorëzoheshin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page