top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB | REZOLUTA E SHBA-ës PËR GAZËN U MIRATUA; KINA DHE RUSIA ABSTENUAN; AUTORITETI PALESTINEZ PRO; HAMASI KUNDËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 3 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Tym i bardhë në selinë e OKB-së mbi Gazën.


Me Moskën dhe Pekinin abstenues dhe 13 vota pro, rezoluta e ShBA-ës që miraton planin e paqes të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për Rripin e Gazës dhe autorizon një forcë ndërkombëtare stabilizimi për enklavën palestineze, e cila, do të çarmatosë edhe Hamasin, u miratua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që në përpjekjen e parë.


Ambasadori i ShBA-ës në OKB, Maik Uollc (Mike Waltz), e quajti rezolutën e ShBA-ës të miratuar nga ky organ i OKB-së historike.


Urime botës për votimin e jashtëzakonshëm nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i mbajtur vetëm pak çaste më parë, duke njohur dhe miratuar Bordin e Paqes, i cili, do të kryesohet nga unë dhe do të përfshijë udhëheqësit më të fuqishëm dhe të respektuar në botë.


Kjo do të mbahet mend si një nga miratimet më të mëdha në historinë e Kombeve të Bashkuara, do të çojë në paqe të mëtejshme në të gjithë botën dhe është një moment vërtet historik”.


Kështu komentoi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) miratimin e rezolutës së ShBA-ës për Gazën në rrjetin social virtual “Truth”.


Presidenti amerikan shprehu falënderimet e tij për Kombet e Bashkuara dhe për të gjitha vendet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Kinën, Rusinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Algjerinë, Danimarkën, Greqinë, Guajanën, Korenë e Jugut, Pakistanin, Panamanë, Sierra Leonen, Slloveninë dhe Somalinë.


Faleminderit edhe atyre vendeve që nuk ishin anëtare të këtij organi, por mbështetën fuqimisht iniciativën, duke përfshirë Katarin, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Arabisë Saudite, Indonezinë, Turqinë dhe Jordaninë.


Anëtarët e Bordit dhe shumë njoftime të tjera emocionuese do të bëhen në javët në vijim.


Nën Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me partnerët tanë - theksoi ai - duke mirëpritur mundësinë për t'i dhënë fund dekadave të gjakderdhjes dhe për ta bërë paqen e qëndrueshme realitet”.


Miratimi i tij do të kishte qenë shkas për fazën e dytë të planit, më të vështirën, pas armëpushimit, shkëmbimit të të burgosurve dhe tërheqjes së pjesshme të IDF-së nga Rripi i Gazës.


Votimi u pengua nga pasiguria e një vetoje të mundshme nga Kina dhe Rusia, e cila, së fundmi kishte paraqitur një draft alternativ që nuk përmendte demilitarizimin e Gazës, kundërshtonte praninë e vazhdueshme të Izraelit përtej Vijës së Verdhë, hiqte Bordin e Paqes për administratën kalimtare të enklavës (të kryesuar nga vetë Presidenti Tramp (Trump) dhe i ngarkonte Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të vlerësonte opsionet për vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.


Ky qëndrim u nda edhe nga Kina edhe Algjeria.


Por, përveç vendeve kryesore arabo-myslimane (Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Jordania dhe Turqia), Autoriteti Palestinez gjithashtu u bashkua në shtytjen për miratimin e shpejtë të rezolutës amerikane, duke forcuar shanset e miratimit të saj.


Do të kishte qenë e vështirë për Moskën dhe Pekinin të kundërshtonin një tekst të mbështetur nga Palestina dhe i gjithë rajoni, si dhe nga shumë vende evropiane.


Siç pritej në minutën e fundit, rezoluta mori shumicën e votave (të paktën 9 nga 15), me Rusinë dhe Kinën që abstenuan.


Për të lehtësuar votimin e Moskës dhe Pekinit, projektrezoluta u rinegociua.


Teksti thotë se shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit mund të marrin pjesë në të ashtuquajturin Bord të Paqes (në detyrë deri më 31 dhjetor 2027) dhe se kushtet më në fund mund të jenë pjekur për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze pasi Autoriteti Palestinez të ketë zbatuar një program reformash dhe rindërtimi i Gazës të ketë përparuar.


Forca ndërkombëtare e stabilizimit, e përbërë nga vende kryesisht myslimane, mbetet e ngarkuar me sigurimin e një procesi demilitarizimi në Gazë, duke përfshirë çarmatimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake të Hamasit.


Prandaj është e kuptueshme që kritikat më të forta erdhën nga Hamasi dhe Izraeli.


Një grup fraksionesh palestineze të udhëhequra nga Hamasi publikuan një deklaratë të dielën kundër rezolutës, duke e quajtur atë një hap të rrezikshëm drejt vendosjes së tutelës së huaj në territor dhe duke argumentuar se propozimi i shërben interesave izraelite.


Ata gjithashtu hodhën poshtë çdo klauzolë që lidhet me çarmatimin e Gazës ose që shkel të drejtën e popullit palestinez për rezistencë.


Nga ana e tij, kryeministri Benjamin Netanjahu, nën presionin e ministrave të krahut të djathtë në qeverinë e tij, përsëriti se Izraeli mbetet kundër një shteti palestinez dhe premtoi të demilitarizojë Gazën me çdo kusht.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page