JAPONIA PROPOZON KUNDËR-REAGIM INSTITUCIONAL NGA G7-ta PËR KUFIZIMET KINEZE TË TOKAVE TË RRALLA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Tokio, Japoni | Ministri japonez i Financave Katsunobu Kato bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar nga vendet e G7-ës ndaj kufizimeve të reja të Kinës për eksportin e teknologjisë së metaleve të rralla, duke e quajtur masën një shkak shqetësimi të thellë për Tokion.
“Japonia është thellësisht e shqetësuar për kufizimet e gjera të eksportit të njoftuara nga Pekini javën e kaluar.
G7-ta duhet të jetë e bashkuar në adresimin e kësaj çështjeje”, u tha Ministri Kato gazetarëve në Uashington, ku po merr pjesë në takimet e vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Më 9 tetor, Pekini njoftoi kufizime të reja në eksportin e teknologjive dhe produkteve që lidhen me metalet e rralla (minerale strategjike të përdorura në prodhimin e magneteve thelbësore për sektorët e automobilave, elektronikës dhe mbrojtjes).
Lëndët e rralla janë gjithashtu në qendër të tensioneve të zgjatura tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në të njëjtin takim, Sekretari i Thesarit të ShBA-ës, Skot Besent (Scott Bessent), i bëri thirrje Japonisë të ndalojë importet e burimeve të energjisë nga Rusia, duke nënvizuar qëllimin e administratës Tramp (Trump) për të rritur presionin mbi aleatët për të ndihmuar në uljen e aftësisë ekonomike të Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments