TOKIO: BASHKIMI EVROPIAN DHE JAPONIA LËSHUAN BOTËRISHT ALEANCËN PËR KONKURRUESHMËRI E CILA NGRIHET MBI TRE PARIME THEMELORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 23
- 1 min read

Tokio, Japoni | Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Japonisë nënshkruan “Aleancën për Konkurrueshmëri” në Tokio.
Kjo aleancë, sipas deklaratës së përbashkët, do të bazohet në tre shtylla:
1- Rritja e tregtisë dypalëshe duke shfrytëzuar plotësisht potencialin e Marrëveshjes së Partneritetit Ekonomik.
2- Forcimi i sigurisë ekonomike duke rritur dialogun ekonomik të nivelit të lartë, duke përfshirë bashkëpunimin në zinxhirët e furnizimit me lëndë të para.
3- Bashkëpunimi në inovacion dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.
BE-ja dhe Japonia njoftuan gjithashtu një dialog mbi industrinë e mbrojtjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments