top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GATI 80% E AMERIKANËVE MENDOJNË SE USHQIMI I SHPEJTË ËSHTË LUKS | NJË VAKT KUSHTON 11.56 $ NË METROPOLET E MËDHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Ushqimi i shpejtë nuk është më një opsion i lirë për darkë, me një vakt që kushton mesatarisht 11.56 dollarë në 50 metropolet më të mëdha në ShBA-ës.

 

Të shkosh te “drive-through” për një vakt të lirë është një gjë e së kaluarës.

 

Në një raport të ri, LendingTree zbuloi se, në metropolet më të mëdha në ShBA-ës, një vakt mesatar me ushqim të shpejtë kushton me dy Shifra - 11.56 dollarë për të qenë të saktë.

 

Edhe në zonën më të lirë, që u zbulua se ishte Columbus, Ohio, njerëzit ende paguajnë mesatarisht 10.01 dollarë për një vakt ushqimi të shpejtë.

 

Situata është më e keqe në San Françisko, Kaliforni, ku kushton mesatarisht 13.88 dollarë për një vakt ushqimi të shpejtë.

 

Sipas faqes së internetit, rritja e kostos së ushqimit të shpejtë do të thotë që gati 80 përqind e amerikanëve tani e konsiderojnë një vakt të tillë si luks.

 

Gjetjet janë në përputhje me atë që raportoi një analizë e FinanceBuzz në vitin 2024.

 

Çmimet mesatare të ushqimit të shpejtë u rritën midis 39 dhe 100 përqind gjatë dekadës së fundit. Të gjitha këto rritje tejkaluan atë të inflacionit, raportoi faqja e internetit.

 

Punëtorët e ushqimit të shpejtë nuk mund të përballojnë vaktet që shërbejnë.

 

Rritja e çmimeve të ushqimit të shpejtë nuk është përkthyer në paga më të larta për punëtorët në restorante.

 

Në fakt, LendingTree zbuloi se, edhe nëse punojnë 40 orë në javë për 52 javë në vit, punëtorët e ushqimit të shpejtë nuk mund t'i mbulojnë shpenzimet e tyre bazë në asnjë nga 50 metropolet më të mëdha të ShBA-ës.

 

Edhe më keq, pagat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të përballuar vaktet që paguajnë.

 

Faqja zbuloi se punonjës të tillë, të cilët fitojnë mesatarisht 15.07 dollarë në orë, duhet të punojnë më shumë se dyfishin e kohës së atyre që fitojnë paga mesatare për të blerë një vakt tipik të ushqimit të shpejtë.

 

Z. Met Shulc (Matt Schulz), analisti kryesor i financave të konsumatorit në LendingTree, i quajti gjetjet e kompanisë shqetësuese.

 

Askush nuk ka pritur ndonjëherë të pasurohet nga pagat e ushqimit të shpejtë, por fakti që këta punëtorë nuk mund të presin as një pagë të jetueshme është shqetësues.


Fatkeqësisht, situata nuk ka gjasa të përmirësohet së shpejti”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page