JAPONI | TETSUIA JAMAGAMI (TETSUYA YAMAGAMI) U DËNUA ME BURG TË PËRJETSHËM; DORAS NË VRASJEN E ISH-KRYEMINISTRIT SHINZO ABE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24
- 1 min read

Tokio, Japoni | “Burri i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, është dënuar me burgim të përjetshëm”.
Kështu raporton agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.
Prokurorët kishin kërkuar burgim të përjetshëm për z. Tetsuia Jamagami (Tetsuya Yamagami), me moshë 45 vjeç, i cili, pranoi vrasjen e ish-Kryeministrit Abe me një armë zjarri të prodhuar në shtëpi, gjatë një tubimi zgjedhor në qytetin perëndimor japonez të Narës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















Comments