JAPONI | QENDRA E VENDIT NËN PUSHTETIN E UJIT; U LËSHUA URDHËR EVAKUIMI PËR 2.65 MILIONË QYTETARË.

Tokio, Japoni | “Urdhra evakuimi për më shumë se 1.3 milion familje, ekuivalente me 2.65 milion njerëz, janë lëshuar në prefekturat Aiçi (Aichi), Mie dhe Gifu pas shirave të rrëmbyeshëm rekord që kanë rënë që nga fillimi i javës në rajonin Tokai të Japonisë qendrore”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Yomiuri Shimbun”, duke shtuar se shumë zona të Nagoia-s u përmbytën dhe transporti publik u pezullua, me stacionet kryesore të mbipopulluara nga udhëtarë të bllokuar.
Hekurudha Qendrore e Japonisë, Hekurudha e Nagoias dhe metroja e qytetit pezulluan shërbimet, duke lënë shumë punëtorë në pamundësi të ktheheshin në shtëpi.
Autoritetet kanë ngritur 17 strehimore të përkohshme, të afta të strehojnë deri në 1430 persona.
Emergjenca ka ringjallur dyshime në lidhje me organizimin e Lojërave Aziatike të planifikuara për Japoninë, me Nagoia-n dhe Tokai-n në qendër të organizimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments