top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONI | NJË KËSHILL BASHKIAK U SHPALLI LUFTË TELEFONAVE INTELIGJENTË; KËRKON QË TË MOS PËRDOREN MË SHUMË SE DY ORË NË DITË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 24
  • 2 min read
ree

Tokio, Japoni | Këshilli i qytetit të Toioake Siti (Toyoake City), në Prefekturën Aiçi (Aichi), Japonia qendrore, ka miratuar një urdhëresë që u rekomandon banorëve të kufizojnë përdorimin e telefonave inteligjentë, konsolave ​​të lojërave dhe pajisjeve të tjera dixhitale në një maksimum prej dy orësh në ditë, jashtë orarit të shkollës ose të punës.


Masa, e cila - e parashikuar muajin e kaluar - kishte bërë bujë në të gjithë botën, rrjedh nga shqetësimet në rritje në lidhje me efektet negative të hiperlidhjes në mirëqenien mendore dhe fizike, veçanërisht tek të rinjtë.


Ligji do të hyjë në fuqi më 1 tetor dhe nuk përfshin penalitete, por mesazhi është i qartë; më pak ekrane, më shumë pushim.


Bashkia beson se përdorimi i tepërt i transmetimeve dhe mediave sociale virtuale mund të kompromentojë gjumin, të dëmtojë zhvillimin mendor dhe të ulë cilësinë e kohës familjare.


Kjo është iniciativa e parë e këtij lloji në Japoni dhe konkretisht, urdhëresa rekomandon që fëmijët e shkollës fillore të fikin telefonat e tyre inteligjentë deri në orën 21:00, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta duhet të fikin telefonat e tyre inteligjentë deri në orën 22:00.


Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për rritjen”, thuhet në tekst.


Kryetari i bashkisë së qytetit me afërsisht 70 mijë banorë, Masafumi Kuki (Kouki), shpjegoi se kufijtë u vendosën bazuar në udhëzimet e Ministrisë Japoneze të Shëndetësisë, të cilat, specifikojnë se më shumë se dy orë në ditë gjatë ditëve të javës rrezikojnë të prishin ciklin gjumë-zgjim.


Prindërve u kërkohet të vendosin rregulla specifike në shtëpi, ndërsa bashkia është e përkushtuar t'u ofrojë mbështetje dhe këshilla familjeve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page