IZRAELI ZBULOI RRËNOJAT E NJË ANIJEJE QË DATON MBI 3 MIJË VJET MË PARË E MBUSHUR PLOT ME AMFORA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21, 2024
- 2 min read
Jeruzalem, Izrael | 90 kilometra nga bregu verior i Izraelit, një anije 3300-vjeçare u gjet në një thellësi prej 1800 metrash me të gjithë ngarkesën e saj të amforave të paprekura.
Zbulimi ndodhi rastësisht, kur një robot zhytës nga kompania e kërkimit të naftës Energean, që kërkonte burime të reja të mundshme në brigjet e Izraelit, vuri re një masë anijeje 12-14 metra të gjatë.
Zbulimi i anijes, e cila u mbyt gjatë një stuhie ose një sulmi piratësh, u njoftua nga ekspertë të Autoritetit Izraelit të Antikiteteve (IAA) për entin mediatik britanik BBC, duke shpjeguar se sipas të gjitha gjasave është rrënoja më e vjetër e gjetur ndonjëherë në ujërat e thella të Mesdheut, dhe është një dëshmi e çmuar e aftësive detare të njerëzve që jetuan më shumë se një mijë vjet para Krishtit.
“Ky zbulim është i rëndësishëm për kërkimin”, shpjegoi z. Xhekb (Jacob Sharv), kreu i njësisë detare IAA.
Anija është në një thellësi të tillë saqë koha ka ngrirë që nga momenti i fatkeqësisë: mbytja dhe ngarkesa e saj nuk u trazuan nga duart e njeriut dhe as u ndikuan nga valët dhe rrymat, të cilat në vend të kësaj prekin rrënojat në ujërat më të cekëta.
Vetëm dy anije të tjera të mbytura mallrash njihen nga epoka e bronzit të vonë në Mesdhe, por të dyja u gjetën relativisht afër bregut.
Ky zbulim i fundit, pra, zbulon se atëherë tregtia bëhej jo vetëm duke lundruar nga një port në tjetrin, por edhe në det të hapur, pa parë tokën.
“Zbulimi - nënvizoi z. Sharvit - tregon se paraardhësit tanë ishin në gjendje të kalonin Mesdheun. Nga pika e fundosjes, vetëm horizonti është i dukshëm përreth; për t'u orientuar ata ndoshta kanë përdorur trupa qiellorë, duke zbuluar shikimin dhe këndin e diellit dhe pozicionin e yjeve.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments