IZRAELI: HETIMI I OKB-së MBI GJENDJEN NË GAZË ËSHTË I RREMË; ËSHTË I BAZUAR TËRËSISHT NË GËNJESHTRAT E HAMASIT; KOMISIONERËT JANË ANTISEMITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Tre individë që veprojnë si përfaqësues të Hamasit, të njohur për pikëpamjet e tyre të hapura antisemite - dhe deklaratat e tmerrshme të të cilëve për hebrenjtë janë dënuar në të gjithë botën - kanë publikuar sot një tjetër raport të rremë mbi Gazën”.
Ministria e Jashtme izraelite e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X) pas raportit të Komisionit Hetimor të udhëhequr nga Navi Pilai (Pillay).
“Është i bazuar tërësisht në gënjeshtra të ricikluara dhe të përsëritura të Hamasit.
Këto trillime tashmë janë demaskuar gjerësisht.
Izraeli e hedh poshtë kategorikisht këtë raport të shtrembëruar dhe të rremë dhe bën thirrje për shfuqizimin e menjëhershëm të këtij komisioni hetimor”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments