top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL-SIRI: FORCAT IZRAELITE SULMUAN ME DRONË HYRJEN E SELISË SË USHTRISË SIRIANE NË DAMASK (ZONËN E PALLATIT PRESIDENCIAL).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 16
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Forcat izraelite thonë se kanë goditur hyrjen e selisë së ushtrisë siriane në Damask.


Media shtetërore siriane raporton se ushtria izraelite ka goditur qytetin Sueida, me popullsi kryesisht druze, ku forcat qeveritare siriane janë vendosur pavarësisht paralajmërimeve nga Tel Avivi.


Dronët pushtues izraelitë po synojnë qytetin e Sueidës”, raportoi transmetuesi shtetëror “Sana”.


Një korrespondent i agjencisë së lajmeve “AFP” dëshmoi një sulm ndaj një kamioni ushtarak në hyrjen perëndimore të Sueidës, ku forcat qeveritare ishin mbledhur para se të hynin në qytet.


Dje, sipas entit mediatik “Axios”, ShBA-ës i kishin kërkuar Izraelit të ndalonte sulmet ajrore kundër forcave ushtarake siriane në jug të vendit.


Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një objektiv ushtarak pranë pallatit presidencial sirian.


Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, tha se ShBA-ës janë shumë të shqetësuara nga sulmet izraelite në Siri.


Ministria e Jashtme turke i quajti sulmet e Izraelit ndaj Damaskut një përpjekje për të sabotuar përpjekjet e Sirisë për të vendosur paqe, stabilitet dhe siguri, sipas një deklarate.


Populli sirian ka një mundësi historike për të jetuar në paqe dhe për t'u integruar me botën. Të gjithë palët e interesuara që mbështesin këtë mundësi duhet të kontribuojnë në përpjekjet e qeverisë siriane për të vendosur paqen”, thuhej në deklaratë.


BE-ja është e alarmuar nga përleshjet e vazhdueshme në Sueida, të cilat, kanë rezultuar në viktima të shumta, dhe dënon fuqimisht dhunën e raportuar kundër civilëve.


Ajo i nxit të gjitha palët të zbatojnë menjëherë marrëveshjen e armëpushimit të arritur dje, të mbrojnë civilët pa dallim dhe t'i japin fund nxitjes së urrejtjes dhe diskursit sektar.


Kjo u tha në një deklaratë.


Autoritetet kalimtare kanë përgjegjësinë për të ulur tensionet dhe për të rivendosur qetësinë, për të siguruar që të gjitha krimet të ndiqen penalisht dhe për të çuar përpara një tranzicion gjithëpërfshirës.


BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë.


Në dritën e përshkallëzimit të sulmeve izraelite në territorin sirian, ne i nxisim të gjithë aktorët e jashtëm të respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”, tha BE-ja.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page