top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA E IZRAELIT GODITI TANKET SIRIANE QË PËRPARUAN DREJT VENDIT TË DHUNËS SEKTARE MES DRUZËVE NGA SUEIDA DHE BEDUINËVE NË 24 ORËT E FUNDIT PRANË KUFIRIT TË IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 14
  • 1 min read
ree

Siri | Ushtria izraelite konfirmoi të hënën se kohët e fundit sulmoi disa tanke në Sirinë jugore.


Sipas transmetuesit publik izraelit “Kan” tanket përparuan drejt vendit ku shpërthyen përleshje të dhunshme të hënën në mëngjes, në qytetin Sueida, kryesisht druze, jo shumë larg kufirit izraelit.


Një burim ushtarak i tha agjensisë së lajmeve “Walla” se qëllimi i sulmit izraelit ishte të parandalonte lëvizjen e tankeve në një zonë ku IDF nuk lejon që forcat ushtarake siriane të hyjnë.


Burimi shtoi se ishte me të vërtetë një operacion i pazakontë, por ishte pjesë e përpjekjes për të vendosur përparësi në terren në lidhje me atë që Izraeli do të lejojë dhe nuk do të lejojë të ndodhë në rajon.


Kjo vjen pasi pati shkëmbime zjarri midis druzëve nga Sueida dhe beduinëve në 24 orët e fundit.


Më shumë se 30 persona u vranë dhe 100 u plagosën”, tha ministria e brendshme e vendit herët të hënën, në shpërthimin e fundit të përleshjeve sektare.


Gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë së Sirisë ishin vrarë gjithashtu në qytet”, tha një burim sigurie për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters), pasi ata u vendosën për të ndaluar përleshjet vdekjeprurëse sektare që mediat lokale raportuan se kishin rinisur të hënën.


Luftimet e së dielës midis milicisë druze dhe luftëtarëve fisnorë beduinë ishin hera e parë që shpërtheu dhuna sektare brenda vetë Sueida-s, pas muajsh tensionesh në provincën e gjerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page