IZRAEL | QEVERIA PO SHQYRTON DËBIMIN E MBRETËRISË SË BASHKUAR NGA QENDRA NDËRKOMBËTARE E KOORDINIMIT PËR GAZËN.

Jeruzalem, Izrael | “Izraeli po shqyrton mundësinë e dëbimit të përfaqësuesve britanikë nga qendra ndërkombëtare e koordinimit për Gazën, e udhëhequr nga ShBA-ës, në qytetin jugor Kiriat (Kiryat Gat)”.
Kështu tha një burim i njohur me çështjen për entin mediatik “Times of Israel”, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të entit mediatik britanik “Financial Times” dhe duke shtuar se po merren në konsideratë edhe masa të tjera kundër Londrës.
Vendimi vjen në mes të një përplasjeje midis Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi planet e dyshuara të Londrës për të vendosur një ndalim të plotë për tregtinë e mallrave nga vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe për të miratuar masa të tjera ndëshkuese në përgjigje të zgjerimit të projektit të diskutueshëm të vendbanimeve E1 të Izraelit, i cili do të pengonte vazhdimësinë territoriale midis qendrave të mëdha të popullsisë palestineze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments