top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SA'AR: SANKSIONET E BASHKIMIT EVROPIAN TË NXITURA NGA AXHENDAT POLITIKE JANË TË PAPRANUESHME.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 11
1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Izraeli e kundërshton me vendosmëri vendimin për të vendosur sanksione ndaj qytetarëve dhe organizatave izraelite.


Bashkimi Evropian e bëri zgjedhjen e tij në mënyrë arbitrare bazuar në pikëpamjet e saj politike dhe pa asnjë bazë”.


Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar në rrjetin social virtual Iks (X), duke iu përgjigjur marrëveshjes së arritur në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian mbi sanksionet kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë.


“Krahasimi që Bashkimi Evropian ka zgjedhur të bëjë midis qytetarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit është gjithashtu i papranueshëm, një ekuivalencë morale plotësisht e shtrembëruar.


Izraeli gjithmonë ka mbrojtur të drejtën e hebrenjve për t'u vendosur në zemër të atdheut tonë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page