IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SA'AR: PO I NDËRPRES LIDHJET ME PËRFAQËSUESEN E LARTË TË BASHKIMIT EVROPIAN PAS DEKLARATAVE TË SAJ MBI IZRAELIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar njoftoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se ka ndërprerë të gjitha kontaktet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas pas deklaratave të saj mbi Izraelin.
“Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, ka vepruar prej kohësh në mënyrë obsesive dhe me një mungesë të qartë paanshmërie ndaj Shtetit të Izraelit.
Kohët e fundit u raportua se, gjatë një vizite në Meksikë, ajo e krahasoi Izraelin me regjimin racist të aparteidit që ekzistonte në Afrikën e Jugut.
Jam mirënjohës ndaj shumë përfaqësuesve të zgjedhur evropianë që e dënuan këtë deklaratë serioze”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments