IZRAEL | MINISTRI I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): NUK DO TË TËRHIQEMI NGA LIBANI EDHE PO TA KËRKOJNË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Financave, Bezalel Smotriç (Smotrich), premtoi se Izraeli do të mbetet në zonën e sigurisë që kontrollon brenda Libanit për vite me radhë dhe nuk do të tërhiqet edhe nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin një kërkesë të qartë për ta bërë këtë.
Në një intervistë me entin mediatik vendor ultraortodoks “Makor Rishon” të botuar gjatë fundjavës, ministri Smotriç (Smotrich) tha se ai beson se një kërkesë e tillë nga ShBA-ës nuk do të vijë sepse ata i kuptojnë vijat tona të kuqe (i cituar nga enti mediatik vendor “The Times of Israel”).
I pyetur nëse ushtria do të qëndrojë në Liban për vite me radhë, ministri i ekstremit të djathtë tha:
1- “Po, dhe e them këtë si dikush që aktualisht po udhëheq negociatat për menaxhimin e buxhetit të mbrojtjes për dekadën e ardhshme”.
I pyetur nëse Izraeli duhet të krijojë posta ushtarake dhe baza të tëra në zonën e sigurisë, ai tha:
1- “Absolutisht”.
“Ne do të qëndrojmë atje derisa Hezbollahu të çarmatoset, dhe mendoj edhe më gjatë, sepse kemi nevojë për kufij të mbrojtshëm. Derisa Hezbollahu të çarmatoset, ne nuk do të lëvizim asnjë centimetër. Ky, është qëndrimi i kryeministrit dhe i ministrit të mbrojtjes, dhe i imi gjithashtu, dhe ne jemi të vendosur ta ruajmë atë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments