MINISTRI IZRAELIT I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): GAZA ËSHTË MINIERË ARI E PASURIVE TË PATUNDSHME QË DUHET TË NDAHET ME SHBA-ës
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 17
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç (Smotrich), ka deklaruar se Rripi i Gazës është një minierë ari e pasurive të patundshme dhe se ai po negocion me amerikanët se si ta ndajë atë pas luftës.
“Në Gaza ekziston një bonus i pasurive të patundshme me vetëfinancim dhe unë kam filluar tashmë negociatat me amerikanët”, deklaroi figura e ekstremit të djathtë në një konferencë për pasuri të patundshme në Tel Aviv, siç raportohet nga mediat izraelite.
“Ne kemi investuar shumë para në këtë luftë. Duhet të shohim se si do ta shpërndajmë tokën”, tha Ministri Smotriç (Smotrich), duke shtuar se ne tashmë e kemi bërë prishjen, fazën e parë të rinovimit të qytetit.
“Tani na duhet vetëm të rindërtojmë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments