IZRAEL | ZËDHËNËSI I USHTRISË AVIÇAI ADRAI (AVICHAY ADRAEE): BANORËT E LIBANIT JUGOR DUHET TË ZHVENDOSEN MENJËHERË NË VERI TË LUMIT ZAHRANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izarel | Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e të gjithë zonës në jug të lumit Zahrani në Liban, rreth 40 kilometra nga kufiri me Izraelin, si pjesë e operacioneve të saj kundër Hezbollahut.
“Çdo ndërtesë e përdorur nga Hezbollahu për qëllime ushtarake mund të bëhet shënjestër”, tha zëdhënësi i Ushtrisë, Aviçai Adrai (Avichay Adraee), që foli arabisht, në një mesazh të postuar në platformën sociale virtuale “Telegram”.
“Banorë të Libanit jugor, duhet të zhvendoseni menjëherë në veri të lumit Zahrani”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments