IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: DO TË VAZHDOJMË TË SHËNJESTROJMË TERRORISTËT E HAMASIT NË GAZË; DO TË MERREMI EDHE ME IRANIN EDHE ME HEZBOLLAHUN.

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti vendosmërinë e Izraelit për të eliminuar terroristët e Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe për të mposhtur regjimin iranian dhe degën e tij Hezbollah.
“Ne po i qërojmë hesapet me këta vrasës që vranë popullin tonë, vajzat tona, gratë tona dhe fëmijët tanë më 7 tetor.
Nuk kanë mbetur shumë, sepse po merremi me ta”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu, i cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”, gjatë një fjalimi në një ceremoni nderimi për zyrtarët e Shin Bet-it në rezidencën e presidentit.
Këto komente vijnë mes një serie sulmesh të fundit të Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) kundër anëtarëve të organizatës terroriste Hamas në Gazë.
“Ne do ta eliminojmë Hamasin dhe, para së gjithash, do ta mposhtim regjimin iranian.
Do ta shembim, do të shembet.
Ne do të merremi gjithashtu me Hezbollahun, dhe edhe ai do të shembet”, - tha kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments