IZRAEL | KOORDINATORI I FORUMIT TË KRISHTERË TË TOKËS SË SHENJTË UADI ABUNASAR (WADIE ABUNASSAR): NJË QYTETAR HEBRE PËSHTYU MBI STATUJËN E MADONNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Një episod i ri intolerance ndaj të krishterëve në Jeruzalem u raportua nga Uadi Abunasar (Wadie Abunassar), Koordinator i Forumit të Krishterë të Tokës së Shenjtë.
“Një tjetër incident fyes kundër një simboli të krishterë nga një hebre radikal; një pjesëmarrës në ‘Procesionin e Flamujve’ (pasditen e 14 majit 2026) pështyu mbi statujën e Virgjëreshës Mari në Portën e Re në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Është urgjente të kërkohet llogari për veprimet e tij dhe të fillohet një proces riedukimi”.
Kështu shkroi z. Abunassar në rrjetin social virtual Iks (X), duke postuar videon në të cilën mund të shihet gjesti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments