IZRAEL | SITUATA E BRENDSHME POLITIKE PO KRIJON KUSHTE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Kreu i koalicionit qeverisës ka paraqitur projektligjin për shpërbërjen e Parlamentit (Knesset).
Votimi, i cili do të çojë në zgjedhje të parakohshme në vend të datës së caktuar të 27 tetorit, ende nuk është planifikuar”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
Projektligji për shpërbërjen e Knessetit, i paraqitur dje në mbrëmje nga udhëheqësi i koalicionit të Kryeministrit Netanjahu do të fillojë procesin parlamentar javën e ardhshme.
Vendimi i qeverisë për të filluar procesin për shpërbërjen e parakohshme të parlamentit vjen pasi një nga partitë e koalicionit ultra-ortodokse njoftoi dje qëllimin e saj për të votuar mosbesimin ndaj qeverisë, duke protestuar për mungesën e marrëveshjes mbi ligjin që rregullon rekrutimin e të rinjve ultra-ortodoksë.
Data e zgjedhjeve do të diskutohet gjatë debatit të komisionit dhe do të jetë midis 1 shtatorit dhe 27 tetorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments