top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: U ARRESTUA KLISMAN CURRAJ PËR ÇËSHTJE DROGE | AKUZOHET SI PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 26, 2023
  • 1 min read

Bari, Itali | U shpartallua nga autoritetet italiane një grup i strukturuar kriminal shqiptaro-italian, i përfshirë në trafikun e drogërave.


Ndaj anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal janë shqiptuar 15 masa sigurimi personale “arrest me burg”.


Mes të arrestuarve është shqiptari Klisman Curraj, me moshë 30 vjeç (i identifikuar nga mediat italiane).


Operacioni policor u krye në Bari dhe Brindisi.


U sekuestruan pasuri materiale me vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.


Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.


Si akt për fillimin e hetimeve paraprake, të drejtuara nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, ishte arrestimi i kryer në Francë, më 26 tetor të vitit 2019, i një 47-vjeçari italian nga Torre Kane (Torre Canne), i quajtur Masimo Duka (Massimo Duca), i arrestuar me 75 kilogramë kokainë, me destinacion Italinë, dhe me 865000 € të thata.


Rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë.


Në mbyllje të operacionit u sekuestruan 127 kilogramë kokainë, dhe 142 kilogramë kanabis, si dhe 1.3 milionë €.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page