ITALI: U ARRESTUA ERVIS GJUZI | NËN HETIM PENAL ARIAN CERNA; LEONARD HAMETI; ALBAN MUSTAFALLARI; SHPËTIM OSMA; DORJAN PASHAI; BLEDAR RISTA | DYSHOHEN SI TREGTARË DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 20, 2024
- 2 min read
Updated: Jul 21

Bari, Itali | Një grup aktiv në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave prej 97 vetash janë nën hetim penal në kuadër të operacionit të përbashkët të policisë italiane, të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Leçes.
35 veta u arrestuan, dy në arrest shtëpie, duke përfshirë një ekonomist (kontabilist) që ndihmoi organizatën të gjente kanale për pastrim parash.
Operacioni policor u zhvillua midis Leçes, Skorranos (Scorrano), Kopertinos (Copertino), por edhe në zonën e Breshias (Breschia) në provincat e Tarantos dhe Brindisit, por edhe në Kalabri.
Operacioni i sotëm policor e ka zanafillën nga një hetim penal i nisur në shkurt 2020 nga skuadra lëvizëse e Leçes, që çoi në arrestimin e 72 personave të lidhur me organizatën kriminale italiane Kurora e Shenjtë e Bashkuar (Sacra Corona Unita).
Krimet e akuzuara me atë rast përfshinin organizatë mafioze, zhvatje, trafik droge (akuza kryesore), shkelje të rregulloreve të armëve dhe pjesëmarrje të rënduar në lojëra fati.
Mes 35 personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti, është edhe z. Ervis Gjuzi, me moshë 38 vjeç, banues në Grotalie (Grottaglie).
Ndërsa nën hetim penal janë:
1- Z. Arian Cerna, me moshë 48 vjeç nga Durrësi.
2- Z. Leonard Hameti, me moshë 43 vjeç nga Vlora.
3- Z. Alban Mustafallari, me moshë 39 vjeç nga Vlora.
4- Z. Shpëtim Osma, me moshë 55 vjeç, banues në Bari.
5- Z. Dorjan Pashai, me moshë 39 vjeç nga Durrësi.
6- Z. Bledar Rista, me moshë 46 vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments