ITALI: U ARRESTUA ALTIN JAKINI | AKUZOHET SE U PËRPOQ TË VRISTE ME ARMË ZJARRI NJË SHQIPTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 20, 2023
- 1 min read

Manta, Itali | Autoritetet italiane të hetimit dhe të ndjekjes penale arrestuan z. Altin Jakini, me moshë 29 vjeç, të cilin, e akuzojnë si vrasës të mbetur në tentativë të një bashkëatdhetari të tij, ngjarje kriminale e ndodhur më 4 tetor 2023. Sipas autoriteteve italiane sulmuesi me armë zjarri ka qenë në një furgon, kur ka qëlluar mbi automjetin e bashkatdhetarit të tij në Rrugën e Stacionit (Via Stazione).
Sipas raportimeve, 28-vjeçari shqiptar është qëlluar me plumb në gjoks, teksa shkonte në punë me automjet.
Pas sulmit me armë që u ndërmor ndaj tij, ai u shoqërua në spital, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht gjëndja e tij shëndetësore është jo e mirë.
Lajm në përditësim, ... Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments