ITALI | TRE LINJA HEKURUDHORE U KONSTATUAN TË DËMTUARA; DYSHOHET SE KANË GISHT ANARKISTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | Tre incidente dëmtimesh ndodhën në linjat hekurudhore që përkonin me fillimin e Lojërave Dimërore “Milano-Kortina”.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të ketë qenë një demonstrim anarkik, i ngjashëm me atë që ndodhi në Francë në vitin 2024 për Lojërat Olimpike të Parisit.
Linjat e prekura janë linja e zakonshme Bolonja-Padova, ku u gjet dhe u hoq një pajisje shpërthyese rudimentare në një ndërprerës; linja e shpejtësisë së lartë në të njëjtën segment, ku kabllot elektrikë u prenë në një pusetë; linja Bolonja-Ankona (Ancona), në Pesaro, ku një kabinë elektrike u përfshi nga flakët.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















header.all-comments