ITALI | GENTI BERISHA U VENDOS NË MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË TRAFIK DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Milano, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner autoritetet vendore gjyqësore ndryshuan masën e sigurimit vetjak për:
1- Z. Genti Berisha, nën hetim penal paraprak për shkaktimin e aksidentit rrugor që vrau punonjësin e Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) Françesko Imprecabile (Francesco Imprezzabile) mbrëmjen e 22 qershorit në Pesheria (Peschiera) Borromeo, pranë Milanos.
Ndaj tij fillimisht u shqiptua masë sigurimi vetjake “arrest në shtëpi”, e cila zgjati vetëm një orë.
Këtë mëngjes ai u lirua nga burgu pas vendosjes së një byzylyku elektronik, sipas urdhërit të gjyqtares hetuese të Milanos, Xhulia Maski (Giulia Masci).
Pasi u kthye në shtëpi, hetuesit nga policia vendore dhe Skuadra Fluturuese e Monzës e çuan përsëri në burg për shkak të masës së shtuar paraprake të urdhëruar nga gjyqtari hetues i Breshias (Brescia), ku ai po gjykohet për trafik droge.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments