MONXË (MONZA); ITALI | GENTI BERISHA U ARRESTUA; VDEKJA NË KRYE TË DETYRËS E PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT (POLIZIA DI STATO) FRANÇESKO IMPRECABILE (FRANCESCO IMPREZZABILE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Monxë (Monza), Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:
1- Z. Genti Berisha, me moshë 26 vjeç, me masë sigurimi vetjake “detyrim paraqitje”, drejtues i një automjeti objekt ndjekjeje policore.
Ai konsiderohet përgjegjës për vdekjen në krye të detyrës të:
1- Punonjësit të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) Françesko Imprecabile (Francesco Imprezzabile), me moshë 39 vjeç, i cili humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga duke mbetur i vdekur.
Shpallën në kërkim policor:
1- Disa subjekte të tjerë me origjinë kombëtare shqiptare.
Deklaratë | “Ishim 4 në makinë dhe e drejtoja unë. Por ata nuk kane lidhje fare”, deklaroi ai gjatë intervistimit policor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments