top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | DY TË ARRESTUAR NË ROMË PËR SPIUNAZH NË FAVOR TË RUSISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 51 minutes ago
  • 2 min read
itali

Romë, Itali | Dy subjekte (meshkuj) u arrestuan në Romë nga Karabinierët e ROS-it (Skuadra Italiane e Operacioneve Speciale) për spiunazh dhe akses të paautorizuar në sistemet kompjuterike.


I arrestuari kryesor, është një ish-anëtar (me moshë 59 vjeç) i degës së Inteligjencës italiane dhe ish-nënoficer në Karabinieri, i cili akuzohet për kryerjen e aktiviteteve të spiunazhit në këmbim të parave për një agjent të Inteligjencës ruse, i cili gëzon imunitet diplomatik në Itali.


Ai mori informacion nëpërmjet gjashtë burimeve, përfshirë katër ushtarakë në detyrë aktive, të cilët janë të gjithë nën hetim.


Përveç dy të arrestuarve, pesë të dyshuar të tjerë janë të përfshirë në hetimin penal paraprak të spiunazhit për Inteligjencën ruse, të koordinuar nga zv.prokurorja e Zyrës së Prokurorit Ushtarak të Romës, Antonella Masala, nga prokurori ushtarak Enriko (Enrico) Peluso dhe zv.prokurorja Zyrës së prokurorit të Romës, Luçia (Lucia) Lotti.


Të pesë subjektet, përfshirë katër ushtarakë, janë nën hetim penal paraprak, për akuza të ndryshme, për prokurim informacioni që lidhet me sigurinë shtetërore, spiunazh politik ose ushtarak, zbulim të sekreteve shtetërore dhe zbulim të informacionit, zbulimi i të cilit ishte i ndaluar.


Aktiviteti hetimor i Grupit të Operacioneve Speciale të Karabinierëve filloi në muajin maj të vitit 2025 dhe rezultoi në dy procedime penale, të iniciuara përkatësisht nga Prokuroria Publike e Romës dhe Prokuroria Ushtarake e Romës.


Gjatë hetimeve, u kryen vëzhgime, mbikëqyrje, ndjekje në hije dhe kontrolle, përfshirë kontrolle kompjuterike.


Masat paraprake u ekzekutuan me mbështetjen e Grupit të Ndërhyrjes Speciale dhe Komandës Provinciale të Karabinierëve të Romës, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Romës, me kërkesë të Prokurorisë Publike të Romës.


Dy subjektet e arrestuar mbahen përgjegjës, në shkallë të ndryshme, për spiunazh të informacionit, zbulimi i të cilit ishte i ndaluar, zbulim të informacionit, zbulimi i të cilit ishte i ndaluar dhe qasje të paautorizuar në një kompjuter ose sistem telematik.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page