top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: ALTIN (ALDO) SINOMATI I NJOHUR SI “IL LUNGO” U SHPALL NË KËRKIM POLICOR | AKUZOHET SI I PËRFSHIRË NË VRASJEN E SELAVDI SHEHAJT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 22, 2024
  • 1 min read

Updated: Oct 20

ree

Frosinone, Itali | Autoritetet italiane të hetimit penal shpallën në kërkim policor z. Altin Sinomati, me moshë 37 vjeç, i njohur si Aldo dhe si “Il Lungo” (e thënë në gjuhën shqipe Zdapi).

 

Ai akuzohet si i përfshirë në vrasjen e z. Selavdi Shehaj, me moshë 38 vjeç, i cili, u vra më 20 shtator 2020, në Itali.

 

Z. Dario Ferrara, komandant i Njësisë së Hetimit të Karabinierëve shpjegoi në Gjykatën e Assizes në Frosinone, se emri i të akuzuarit Sinomati u zbulua në komunikimet e çkoduara në platformën “Sky ECC”.

 

Si vrasës (në kuptimin e të qenit ekzekutorë materialë) të z. Selavdi Shehaj akuzohen dy veta të tjerë, ndërsa z. Sinomati akuzohet si nxitës i dorasve.

 

Kumtohet se e tërë fabula ku janë të përfshirë shumë subjekte kriminalë, lidhet me tregtinë ndërkombëtare të lëndëve narkotike.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Abu Dhabi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Altin Sinomati, me moshë 38 vjeç.

Z. Altin Sinomati
Z. Altin Sinomati

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page