ITALI | AGLI LICAJ U DËNUA ME TETË (8) VJET BURG PËR GRABITJE NË BANESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Latinë, Itali | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan (më 22 dhjetor të vitit 2025:
1- Z. Agli Licaj, me moshë 46 vjeç.
Ndaj tij autoritetet gjyqësore shqiptuan dënim penal me tetë (8) vjet heqje lirie (gjykim të shkurtuar) dhe dy mijë (2000) € gjobë për kryerjen e një grabitjeje së bashku me dy bashkëpunëtorë, në datën 21 dhjetor të vitit 2025, në një vilë në Rrugën Naskosa (Via Nascosa).
Karabinierët, të cilët, mbërritën në vendngjarje, hasën tre subjekte që po iknin, të gjithë të maskuar, duke mbajtur një çantë ku gjendeshin sendet e vjedhura.
Në një përpjekje karabinierët arritën të arrestonin vetëm njërin prej tyre.
Gjyqtari i Gjykatës së Latinës, Xhuzepe Kario (Giuseppe Cario), shqiptoi dënimin penal me të njëjtën masë të kërkuar në pretencën e prokurorit publik, Antonio Priamo.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments