ISLAMIKËT SHIITË TË IRANIT MORËN VENDIM: AKTORET QË NUK DO TË MBAJNË HIXHAB DO TË HIQEN NGA PUNA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 26, 2023
- 1 min read

Teheran, Iran | Për gratë në Iran shtohet një vështirësi e re. “Aktoreve që janë shfaqur në publik, duke hequr hixhabin, u ndalohet të punojnë”, deklaroi ministri i Kulturës dhe Orientimit Islamik, Mohammadmehdi Esmaili, duke ritheksuar se “mbajtja e hixhabit është ligj, dhe aktoret që nuk respektojnë ligjin nuk do të lejohet të punojë.”
Vitin e kaluar, gjatë protestave pas vdekjes së znjsh. Mahsa Amini, shumë aktore dhe fytyra të njohura, por edhe qytetarë që dolën në rrugë, sfiduan autoritetet duke u shfaqur pa vel.
Më shumë se 10 aktore, duke përfshirë Taraneh Alidoosti, Katayoun Riahi dhe Fatemeh Motamed-Aria, u shfaqën pa hixhabe, dhe nuk do të lejohen të luajnë role në filma.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments