top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-SEKRETARI I PËRGJITHSHËM (NORVEGJEZ) I KËSHILLIT TË EVROPËS THORBJORN (THORBJØRN) JAGLAND I SHKROI E-EMAIL PEDOFILIT XHEFRI (JEFFREY) EPSTEIN KU E NJOFTONTE SE TIRANA KA VAJZA TË BUKURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
Materiali objekt shkrimi në këtë artikull
Materiali objekt shkrimi në këtë artikull

Uashington, Amerikë | Në mesin e disa miliona (rreth 3 milionë) materialeve te reja që i përkasin dosjes penale të pedofillit tashmë të vdekur në burg Xhefri (Jeffry) Epstein të botuara dje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë spikat edhe një ku përmendet Shqipëria.


Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton edhe një e-mail që ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës (norvegjez) Thorbjorn Jagland, i shkroi pedofilit Epstein pas vizitës së tij në Shqipëri.


Në dokumentin që mban datën 25.5. 2012 ish-Sekretari Jagland shkruan se:

1- Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”.


Departamenti i Drejtësisë botoi dje të dhëna të tjera nga dosjet penale hetimore mbi pedofilin Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein), duke rinisur zbulimet sipas një ligji që synon të zbulojë atë që qeveria dinte rreth abuzimit seksual të vajzave të reja nga ai dhe ndërveprimet e tij me subjekte të plotfuqishëm politikisht dhe ekonomikisht.

Z. Thorbjorn (Thorbjørn) Jagland dhe z. Xhefri (Jeffry) Epstein
Z. Thorbjorn (Thorbjørn) Jagland dhe z. Xhefri (Jeffry) Epstein

Kush është z. Thorbjorn (Thorbjørn) Jagland?


Ai është politikan i shquar norvegjez nga Partia e Punës (Laburiste), i cili, ka mbajtur disa pozicione të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.


Role Ndërkombëtare | Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019.


Ai ishte gjithashtu Kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit nga viti 2009 deri në vitin 2015, ku mbikëqyri përzgjedhjen e fituesve të Çmimit Nobel për Paqen.


Udhëheqja Kombëtare | Në Norvegji, ai shërbeu si Kryeministër nga viti 1996 deri në vitin 1997.

 

Rolet e tij të tjera të rëndësishme brenda vendit përfshijnë Ministrin e Punëve të Jashtme (2000-2001) dhe Presidentin e Stortingut (parlamenti i Norvegjisë) nga viti 2005 deri në vitin 2009.

 

Ai ka lindur më 5 nëntor 1950, në Drammen, Norvegji.

 

Arsimimi | Diplomë në ekonomi nga Universiteti i Oslos (1975).

 

Udhëheqja e Partisë | Ai udhëhoqi Partinë Laburiste Norvegjeze nga viti 1992 deri në vitin 2002.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page